{"title":"Maison Potier","description":"\u003cp class=\"isSelectedEnd\"\u003e\u003cspan\u003eMaison Potier është një markë franceze e krijuar në vitin 1985 nga shefi Christian Potier dhe djali i tij Olivier, në zemër të Provence. Marka lindi nga pasioni për gastronominë franceze dhe nga dëshira për të sjellë shijet e jugut të Francës në kuzhinat e përditshme.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eMaison Potier është e specializuar në \u003c\/span\u003e\u003cstrong\u003e\u003cspan\u003esalca, kremra të kripur, marinada dhe produkte për përgatitjen e gatimeve\u003c\/span\u003e\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e, duke ndërthurur recetat e frymëzuara nga tradita franceze me prakticitetin dhe kreativitetin. Produktet përgatiten pa aroma artificiale dhe pa ngjyrues artificialë.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","products":[{"product_id":"salce-bearnaise","title":"Salcë Béarnaise","description":"\u003cp\u003eNjë klasik i kuzhinës franceze, i përgatitur sipas traditës dhe me një teksturë të butë e kremoze. Salca Béarnaise e Maison Potier kombinon gjalpin dhe panën me qepujka, të verdhë veze dhe estragon, duke krijuar një shije të pasur, aromatike dhe elegante. E përgatitur në Provence, kjo salcë është shoqëruesi ideal për mishrat e kuq dhe të pjekur në skarë, por përshtatet po aq mirë edhe me pulë, peshk, fruta deti, patate dhe perime.\u003c\/p\u003e","brand":"Maison Potier","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":58647380296012,"sku":"2820","price":0.0,"currency_code":"EUR","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/1049\/1310\/9324\/files\/La-Cuisine-Provencale-3302768100051.png?v=1788460307"},{"product_id":"salce-roquefort","title":"Salcë Roquefort","description":"\u003cp\u003eNjë salcë kremoze dhe plot karakter, e përgatitur me djathë Roquefort, pana, qepujka dhe Porto të bardhë. Shija intensive dhe karakteristike e Roquefort-it kombinohet me teksturën e butë të salcës, duke krijuar një shoqërues të pasur për pjatat tuaja.Ideale për t’u shërbyer me mish viçi, mish pule, mish derri, burger, makarona dhe patate. Një mënyrë e thjeshtë për t’i dhënë çdo pjate një prekje të veçantë të kuzhinës franceze.\u003c\/p\u003e","brand":"Maison Potier","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":58647380623692,"sku":"2826","price":0.0,"currency_code":"EUR","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/1049\/1310\/9324\/files\/002826.jpg?v=1788459945"},{"product_id":"salce-coco-curry","title":"Salcë Coco Curry","description":"\u003cp\u003eNjë salcë kremoze dhe aromatike që kombinon butësinë e kokosit me freskinë e limonit jeshil dhe aromat e ngrohta të curry-t. Përzierja e erëzave, ku përfshihen koriandri, shafrani i Indisë, fenugreku, qimnoni, speci djegës dhe xhenxhefili, i jep salcës një profil ekzotik dhe të pasur.E gatshme për përdorim, është një mënyrë e thjeshtë për t’i dhënë një karakter më të veçantë pulës, mishit të derrit, peshkut, frutave të detit, makaronave, perimeve dhe orizit. Një kombinim mes kremozitetit dhe aromave ekzotike që sjell në pjatë një prekje të kuzhinës së largët.\u003c\/p\u003e","brand":"Maison Potier","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":58647380984140,"sku":"2837","price":0.0,"currency_code":"EUR","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/1049\/1310\/9324\/files\/002837.jpg?v=1788458750"}],"url":"https:\/\/lapetitefrance.market\/collections\/maison-potier.oembed","provider":"La Petite France Market","version":"1.0","type":"link"}