
Kalo te informacioni i produktit
Sallam i thatë me djathë Raclette
Mini Raclette Sticks janë një kombinim i shijshëm mes sallamit të thatë të përgatitur me 100% mish derri francez dhe djathit Raclette, të prodhuar nga qumësht lope franceze. Një bashkim mes karakterit të mishit të thatë dhe butësisë së djathit, për një shije të pasur dhe të këndshme. Falë formatit të tyre praktik, janë ideale për aperitiv, piknik, udhëtime ose si snack gjatë ditës. Mund t’i shoqëroni me bukë të freskët, crackers, turshi, mustardë ose ullinj, ndërsa për një aperitiv më të plotë mund t’i kombinoni me djathëra të tjerë dhe një gotë verë. Një zgjedhje e veçantë për adhuruesit e shijeve franceze dhe të kombinimit klasik mes sallamit dhe Raclette-s.
Kategoria:
Sallam dhe Proshuta
Origjina:
Francë









